RMV: Alarm për bombë para Qeverisë, arrestohet denoncuesi

Maqedonia

RMV: Alarm për bombë para Qeverisë, arrestohet denoncuesi

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Sot në Shkup, pjesëtarët e policisë ndaluan I.M, pasi ky i fundit rreth orës 10:32 raportoi me telefon se gjatë vizitës së presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, një pajisje shpërthyese do të aktivizohet para ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë Veriore.

Policia ka ndërmarrë masat dhe aktivitetet e nevojshme dhe është përcaktuar që raporti është i rremë.

Personi u ndalua në stacionin policor me urdhrin e prokurorit publik për procedua të mëtejme.

Raporti i rremë nuk ndikoi në vizitën e presidentes së KE-së dhe aktivitetet vazhdojnë sipas agjendës së planifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat