Gashi nga Tearca: Në këto zgjedhjet t’i japim fund epokës së rëndë të migrimit

Maqedonia

Gashi nga Tearca: Në këto zgjedhjet t’i japim fund epokës së rëndë të migrimit

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 06:27
Afrim Gashi

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi nga Tearca, u shpreh se në vitin 2017 ata kanë qenë shumë afër fitores, ndërsa tha se është i bindur se tani nuk do të lejojnë që të përsëritet 2017-ta.

“Vitin 2021 do ta përmbyllim këtë epokë të rëndë për shqiptarët që zvarritet që nga Likova deri në Strugë përfshirë komunën e Tearcës”, tha Gashi.

Afrim Gashi se një nga problemet më të dhimbshme të shqiptarëve, e që e prek edhe komunën e Tearcës, është migrimi nga trojet.
“Një shembull tipik është vetëm kandidati Nazim Taipi. Ai ka migruar atje është shkolluar dhe tash në moshë të pjekur kthehet në vendlindje për ta kthyer borxhin që e ndjenë ndaj vendlindjes së vet. Ky është problemi më i madh që e kemi”, tha Gashi, duke shtuar se nëse njerëzit nuk i kemi këtu nuk na duhet asgjë.

“Mbi 200 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi, duke e parë një parti qe 20 vite në pushtet. Po a ka dështim më të madh se kjo. Prandaj, të mos e lëshojmë rastin e këtyre zgjedhjeve që ta përfundojmë këtë epokë të rëndë të migrimit”, deklaroi Gashi.

Gashi tha se me fitoren e Nazim Tapit do të fitojnë gjithë shqiptarët dhe do të hapet një derë e shpresës së madhe që gjithë shqiptarët që janë në perëndim të kthehen në trojet e tyre.

“Nëse arrijmë ta bëjmë këtë ky është akti më i lartë patriotik i shekullit 21. Ne tash na duhet patriotizëm real. Nëse nuk i krijojmë kushtet që rinia të kthehet këtu do të jemi gjeneratë që ka dështuar”, u shpreh kryetari i Afrim Gashit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat