Të BDI-së ishin hapësirat që u dogjën në Kërçovë

Maqedonia

Të BDI-së ishin hapësirat që u dogjën në Kërçovë

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 10:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zjarr shpërtheu mbrëmë në orën 01:10 pas mesnate në hotelin “Arabella” në Kërçovë, me ç’rast është djegur edhe zyra e BDI-së, ku ishte vendosur shtabi zgjedhor i kësaj partie.

Në vendin e ngjarjes dolën nëpunësi policor nga Stacioni policor Kërçovë, kumtoi MPB.

Për stuhinë e zjarrit menjëherë intervenuan nga ana e NJTZ-së Kërçovë, prej ku morëm informata se  është vepruar  me tre automjete dhe gjashtë zjarrfikës.

Image
Zjarri

Siç kumtoi MPB në zjarr nuk ka persona të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat