Gjykata bullgare dënon me 10 vite burg një shtetas të RMV-së

Maqedonia

Gjykata bullgare dënon me 10 vite burg një shtetas të RMV-së

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Gjykata e Çustendillit në Bullgari ka dënuar me 10 vite burg dhe gjobë me para prej 100 mijë levave (50.000 euro).

I njëjti person akuzohet se ka transportuar një sasi të madhe të marijuhanës përmes kufirit Bullgari-Maqedonia e Veriut.

Sipas gjykatës bullgare, personi në fjalë me datë 28.03.2021 në rrethinën e vendkalimit kufitar “Gjushevo” me makinë ka transportuar marijuhanë të vendosur në 17 paketime.

Ai kishte sasi prej 4.260 kg, në vlerë prej 17.040 levave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat