Sheqerinska – De La Cruz: Maqedonia e Veriut në mënyrë të plotë u kyç në patrullimin ajror në NATO

Maqedonia

Sheqerinska – De La Cruz: Maqedonia e Veriut në mënyrë të plotë u kyç në patrullimin ajror në NATO

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 20:40
Radmilla Sheqerinska

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska pas demonstrimit të avionëve të NATO-s mbi vendin tha se NATO mbron, bashkon dhe forcon, ndërsa sot Maqedonia e Veriut ka qenë dëshmitare se si tre detyra të Aleancës po ndodhin para syve tanë.

Sipas saj, me anëtarësimin e vendit në NATO, Maqedonia e Veriut është më e fuqishme dhe më e mbrojtur dhe se me këtë aktivitet, hapësira ajrore e vendit në mënyrë të plotë u kyç në patrullimin ajror të NATO-s dhe se tani siguria e hapësirës ajrore e vendit është pjesë e sigurisë hapësinore të NATO-s

“Aleanca garanton siguri për një numër shumë të madh të qytetarëve që janë pjesë e Aleancës veriatlantike. Në 60 vitet e fundit, kjo garancë ndodhen edhe në hapësira ajrorë, me funksionimin e “air policing” të Misionit të NATO-s. Tani edhe ne u kyçem në këtë mision”, deklaroi Sheqerinska.

Ajo theksoi se shumë shpejt përfundoi integrimi ushtarak me NATO-n.

Komandanti i NATO-s për operacione ajore të kombinuara në Torehon, gjenerali Fernando De La Cruz Karavaka, pas përfundimi të ngjarjes tha se “air policing” shënon dhe kjo mundëson që aleatët të punojnë bashkërisht për sigurinë e hapësirës ajrore duke përfshirë edhe hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut

“Avionët e NATO-s që i shihni sot këtu janë shembull i atyre që 24/7 garantojnë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e qytetarëve”, tha De La Cruz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat