Zgjedhjen oficerët e parë të Maqedonisë që do të punojnë në strukturën komanduese të NATO-s

Maqedonia

Zgjedhjen oficerët e parë të Maqedonisë që do të punojnë në strukturën komanduese të NATO-s

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 09:26
Radmilla Sheqerinska

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se janë zgjedhur oficerët e parë të Armatës së Maqedonisë së Veriut që do të punojnë në strukturën komanduese të NATO-s.

Ata janë nënkoloneli Gjorgji Vasilevski do të jetë officer shtabi për përkrahjen e operacioneve në njësinë për planifikim të operacioneve në shtabin ushtarak ndërkombëtar të NATO-s në Bruksel, përcjell INA.

Nënkoloneli Goran Stojanovski – oficer shtabi për plane strategjike, arsim dhe doktrina në komandën supreme të forcave aleate (SHAPE) në Mons.

Nënkolonel Nikolla Hristovski – oficer shtabi në planifikimin e mbrojtjes në komandën supreme në Mons.

Majori Mijalce Mitrev, oficer shtabi për gjenerimin e forcave në SHAPE.

Këta oficerë ishin zgjedhur përmes konkursit dhe procedurave për plotësimin e këtyre katër vendeve në strukturat komanduese të Aleancës, që i takojnë Armatës së Maqedonisë, si anëtare. Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska theksoi se bëhet fjalë për kuadro profesionale ushtarake që kanë një përvojë 20 vjecare në ushtri dhe që janë kuadro të shkolluara në shkollat e njohura ushtarake në SHBA, Kanada, Itali dhe Estoni.

Ajo njoftoi se në proces është konkursi për plotësimin dhe zgjedhjen e 7 kuadrove të tjera ushtarake për pozicione në strukturat e NATO-s dhe se deri në vitin 2023 pritet që të ketë plotësim të 20 pozicioneve që i takojnë Maqedonisë së Veriut, si vendi i 30-të anëtar i NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat