Sheqerinska: Mandatari do të vendosë kush do të jenë ministrat e ardhshëm

Maqedonia

Sheqerinska: Mandatari do të vendosë kush do të jenë ministrat e ardhshëm

Më: 4 janar 2022 Në ora: 13:41
Radmilla Sheqerinska

Vendimi është i mandatarit se kush do të jetë ministër i ardhshëm i Mbrojtjes. Këtë e deklaroi sot ministrja aktuale Radmilla Sheqerinska, e cila tha se ende nuk është vendosur se kush do të jetë pjesë e qeverisë së re.

Sipas saj, ka një vijë të kuqe e cila nuk duhet të kalohet, e ajo është të ketë sugjerime se kush duhet të jenë ministrat e ardhshëm.

“Unë i kam dhënë këshillat e mia, por Kovaçevski është mandatar dhe ai do të vendosë për kuadrot në përbërjen e re qeveritare”, tha mes tjerash ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Sheqerinska shtoi se ministrat e rinj, cilët do qofshin ato, do të trashëgojnë sistem kompleks, por që sipas saj tashmë ka rezultate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat