Vetura e vrasësve gjendet e djegur, në kërkim edhe bashkëpunëtorë tjerë

Maqedonia

Vetura e vrasësve gjendet e djegur, në kërkim edhe bashkëpunëtorë tjerë

Më: 7 mars 2023 Në ora: 08:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjendet e djegur vetura “Audi 6”, me të cilën katër vrasësit e trefishtë arritën të ikin nga vendi i krimit, konkretisht nga lokali “Shisha Bar”, ku mbeti i vrarë në vendngjarje Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni, ndërsa në spital ndërroi jetë edhe Tahla Ali, kamerieri i lokalit.

Targat e veturës nga burime policore, ishin targa të falsifikuara, ndërsa veturës i është vënë flaka në afërsi të unazës se Shkupit.

Sigurisht, thonë Vrasësit kanë pasur bashkëpunëtorë tjerë, të cilët i kanë ndihmuar në ikje pasi e kanë djegur veturën.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndryshe, ekzekutimi ka ndodhur  rreth orës 20:30, ndërsa katër vrasësit – të maskuar dhe të armatosur edhe me kallashnikov, pasi kanë hyrë në “Shisha Bar” në Çarshine e Shkupit, janë drejtuar drejt Krivanjeves dhe Isenit, ndërsa plumbat e kanë kapur edhe kamerierin, të riun Tahla Ali.

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka konfirmuar incidentin e armatosur në Çarshi të Shkupit. Sipas MPB-së në vendngjarje kanë mbetur të vrarë dy persona dhe një i lënduar i cili është dërguar në spital për kurim.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat