Angellovski: Mësuesja ka shitur drogë jashtë orarit të punës

Maqedonia

Angellovski: Mësuesja ka shitur drogë jashtë orarit të punës

Më: 17 mars 2023 Në ora: 20:04
Toni Angellovski

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski u shpreh se policia e SPB Shkup ka arrestuar 5 persona të cilët kanë shitur drogë në banesat me qira në Qendër dhe Gjorçe Petrov.

Angellovski theksoi se një nga të arrestuarat është mësimdhënëse në një shkollë fillore dhe se ka shitur jashtë orarit të punës.

Ndryshe, policia njoftoi se policët gjatë një aksioni policor është zbuluar laborator droge prej gjysmë milioni euro, ndërsa gjatë aksionit policia ka gjetur edhe pushkë automatike, para, peshore digjitale dhe droga të tjera si kakaina dhe marihuana.

Prokuroria gjatë ditës së sotme kërkoi paraburgim për 5 të arrestuarit për shkak të dyshimeve të bazuara se ka rrezik nga arratia ose nga përsëritja e veprës penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat