Reformat zgjedhore në Maqedoni, të mëkurën mblidhet grupi i punës

Maqedonia

Reformat zgjedhore në Maqedoni, të mëkurën mblidhet grupi i punës

Më: 1 maj 2023 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Të mërkurën do të mbahet mbledhje konstitutive e grupit të punës për reforma zgjedhore i formuar nga Ministria e Drejtësisë që duhet t’i zbatojë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe njëkohësisht të punojë në Kodin e ri Zgjedhor.

Grupi i punës do të funksionojë me përfaqësues politik nga LSDM, BDI, ASH, Lëvizja Besa, Alternativa, E Majta dhe Lidhaj Demokratike e Maqedonisë, ndërsa OBRM-PDUKM momentalisht është pa përfaqësues.

Kreu u OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski gjatë ditës së djeshme theksoi se partia e tij do të mbështesë një njësi zgjedhore, nëse qeveria dhe partitë shqiptare e mbështesin këtë model.

Sipas tij, ndryshimet teknike që lidhen me vërejtjet e OSBE-së do t’i mbështesë pa përfaqësues në Grupin e Punës.

Kujtojmë se zgjedhjet e ardhshme pritet të mbahen në vitin 2024 si zgjedhje të rregullta, ndërsa bashkërisht me zgjedhjet parlamentare, po atë vit, do të ketë edhe zgjedhje presidenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat