Kovaçevski: S’kam komunikim me deputetët

Maqedonia

Kovaçevski: S’kam komunikim me deputetët

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 16:46
Dimitar Kovaçevski

E ndërkohë, pas tribunës partiake në Kumanovë që kishte të bënte me eurointegrimet, kryeministri Dimitar Kovaçevski mohoi të ketë kontakte personale me deputetët e OBRM-PDUKM-së për ndryshimet kushtetuese.

Sipas tij, LSDM-ja bën përpjekje të vazhdueshme të vendosë kontakt me OBRM-në për të vazhduar negociatat, por deri tani pa sukses.

Nga OBRM-ja thonë se qëndrimi i tyre është i qartë; LSDM-ja duhet të tregojë cili nga dy opsionet është i pranueshëm që të mund të vazhdojnë bisedimet, në të kundërt nuk do të ketë ndryshime kushtetuese.

“Bojan Mariçiq është pjesë e grupit të punës, ai është këtu me mua dhe ai çdo ditë telefonon në OBRM-PDUKM që të shohë a janë të gatshëm të ulen dhe të bisedojnë. Kur të ketë përgjigje pozitive ai do t’u informojë. Unë nuk kam komunikim me asnjë deputet, pa dallim se prej cilës partie politike është, jashtë proceseve të Kuvendit. E shoh se tani shpëtimin e shohin te anketa të porositura… Ata e kanë patjetër t’i porosisin anketa profesor doktor Hristijan Mickoski që të mund të kthehet në lojë. Thonë se ai ka rejting aq të lartë dhe tjerët s’kanë aspak. Mirë, le të vazhdojë ai me rejtingun e tij por duhet të sillen dhe vendime,” deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat