QMK: Zjarr në afërsi të një pike karburanti në Shkup, zjarrfikësit janë në terren

Maqedonia

QMK: Zjarr në afërsi të një pike karburanti në Shkup, zjarrfikësit janë në terren

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 18:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot pasdite në numrin e vetëm të emergjencës 112 në Qendrën për Menaxhim me Kriza është raportuar për zjarr në një lokacion afër pompës së benzinës “Okta” në fshatin Delladrovcë të Shkupit.

Sipas informacioneve të para, një pyll me kërcell të ulët dhe bimësi të tjera të ulëta është në flakë.

Pas lajmërimit në 112 në QMK, menjëherë është alarmuar dhe tashmë në terren ndodhet Brigada e Mbrojtjes nga Zjarrfikësit e Qytetit të Shkupit, e cila aktualisht po ndërhyn për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit në ajër të hapur.

Ndërsa banorët e zonës ndihmojnë edhe me traktorë për shuarjen e zjarrit në sipërfaqen drejt së cilës po lëvizin flakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat