Gjykata Kushtetuese në RMV pa vendim për etninë në certifikatat e lindjes

Maqedonia

Gjykata Kushtetuese në RMV pa vendim për etninë në certifikatat e lindjes

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 19:11
Gjykata Kushtetuese në RMV

Gjykata Kushtetuese pa një vendim për nismën e “Levicës” për largimit e grafës etnike në certifikata. Kjo pasi gjyqtari raportues propozoi që të vlerësohet kushtetutshmëria e tre neneve që përfshijnë të dhënat për kombësinë në Librat amë, atë të lindjeve, martesave dhe vdekjeve, por ky propozim nuk ka marrë shumicën e nevojshme, që do të thotë se lënda mbetet e hapur.

“Ju informojmë se ka qenë e vendosur në seancën e sotme në diskutim por megjithatë për këtë lënë nuk është sjellë vendim gjegjësisht gjykatësi i lëndës Drako Kostadinovski propozoi që të ngitet procedurë për tre nenet që përfshinë të dhënën “komb” në librat amëz të të lindurve, të kurorëzuarve dhe të vdekurve të ligjit për libra amzë, por ky propozim nuk e mori mbështetjen e duhur që do të thotë se kjo lëndë mbetet e hapur edhe më tej.”- tha Hristina Belovska, zëdhënëse e Gjykatës Kushtetuese.

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga pret që kushtetuesja të hedh poshtë iniciativën e Levicës dhe grafa etnike të jetë në të gjithë certifikata me qëllim që më të mos ketë keqpërdorime gjatë punësimeve.

“Jo, ligji e parasheh atë që ne e kemi vendosur në certifikatat e lindjes, martesave dhe vdekjes për atë unë pres që në mënyrë të merituar Gjykata Kushtetuese do ta hedh poshtë iniciativën e “Levicës” dhe ligji do të jetë në fuqi edhe më tej. Gjithashtu paralajmëroj sapo të kemi vendim të ri të Gjykatës Kushtetuese do të kemi udhëzime të reja dhe certifikata të reja që do të përsëritet praktika e njëjtë, do të ketë grafë të nacionalitetit që të parandalojmë keqpërdorimin gjatë punësimit në të gjithë shtetin”- tha Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë.

Muaj më parë Ministri i Drejtësisë promovoi certifikatat e lindjes, kurorëzimit dhe vdekjeve në të cilat ishte edhe grafa ku shënohej përkatësia etnike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat