OBRM-PDUKM: Do të marrim pjesë në debatin kuvendor për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Do të marrim pjesë në debatin kuvendor për ndryshimet kushtetuese

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 14:13
OBRM-PDUKM

Deputetët e OBRM-PDUKM-së do të marrin pjesë në debatin për Propozimin për ndryshime kushtetuese të Komisionit Parlamentar për Çështje Kushtetuese, të cilin kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e caktoi për të martën, më 25 korrik në ora 10:00.

“Deputetët do të marrin pjesë në debat, ku do të shprehin qartë argumentet kundër ndryshimeve kushtetuese dhe së shpejti do të bëhet e qartë se qeveria nuk ka shumicë për ta”, thonë nga OBRM-PDUKM për AIM.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ditë më parë tha se do të konsultohet me grupin parlamentar se si do të funksionojë grupi parlamentar në Komisionin dhe seancën.

Ai dje në një deklaratë për media tha se pas daljes publike dhe paraqitjes së Propozimit për ndryshimin e Kushtetutës në Kuvend, pozita e Maqedonisë po përkeqësohet në mënyrë dramatike dhe se kjo do të ketë ndikim edhe në të ardhmen. I vetmi konsensus që mund të arrihet me qeverinë dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski, tha ai, është data e zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat