LSDM akuzon OBRM-PDUKM-në se nuk mbështeti heqjen e kamatave

Maqedonia

LSDM akuzon OBRM-PDUKM-në se nuk mbështeti heqjen e kamatave

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 11:19
LSDM akuzon OBRM-PDUKM-në

Deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk votuan për heqjen e kamatave dhe shpenzimeve për kreditë e shpejta – akuzojnë nga LSDM-ja në pushtet. Nga kjo parti thonë se partisë së Mickoskit, nuk i intereson për hallet e qytetarëve.

“Deputetët e OBRM-PDUKM-së në Kuvend nuk i votuan zgjidhjet ligjore për heqjen e kamatës dhe kostos së kredive të shpejta. Shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM miratoi ndryshimet në Ligjin për Përmbarim dhe Ligjin për Detyrimet, të cilat i dhanë fund normave të larta të interesit dhe borxhit skllavërues që futi në kurth mijëra qytetarë”, thonë nga LSDM.

Nga partia e kryeministrit Kovaçevskit, thonës se më nuk do të lejohet që kamata të kalojë shumën e borxhit kryesor dhe nuk do të ketë më situata ku të kthehen deri në 10.000 denarë për një borxh prej 1.000 denarësh.

“Rregullohen edhe të ashtuquajturat kredi të shpejta, ku kostot nuk mund të jenë më të larta se 60 për qind e shumës së kredisë. Është ndërprerë praktika me të cilën qytetarët paguanin 70.000 denarë për kredi prej 10.000 denarë”, thuhet më tej në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat