Nis pastrimi i deponisë në Shuto Orizare

Maqedonia

Nis pastrimi i deponisë në Shuto Orizare

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 19:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Kështu dukej vetem para disa muajve deponia në Komunen e Shuto Orizarës e cila jo vetëm që ndotej ambijentin por shqetësonte edhe banorët të cilet jetonin përreth kësaj deponie.

E sot pamë që kishte filluar pastrimi I kësaj deponie. Kyretari Ii kësaj komune, Kurto Dudush tha që edhe pse është një hapësirë e madhe e mbushur me mbeturia, brenda një kohe të shkurtër do të mundohen që të pastrohet e gjithë deponia.

Sot ka filluar pastrimi i deponis që nga ora 05:00 e mëngjesit për shkak të temperaturave të larta andaj edhe pastrimi ka filluar më herët, dhe mendoj që një pjesë të madhe do të pastrojm mbrenda një ose dy javë sepse siç dihet është e mbushur e gjithë deponia, kështu që mbrenda kësaj kohe mendoj se edhe do të pastrohet e gjitha”, deklaroi Kurto Dudush.

E siç shtoi Dudush pas pastrimit të tërësishëm të deponisë komuna do të mundohet që e njejta situatë të mos përsëritet duke kërkuar që për këtë të ndimojë edhe Qyteti i Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat