Ky është parashikimi i motit për sot në Maqedoni

Maqedonia

Ky është parashikimi i motit për sot në Maqedoni

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Moti sot me diell, shumë i ngrohtë dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë mesatare, vende vende e përforcuar, posaçërisht në pjesët perëndimore.

Në pjesët verilindore të vendit nga mesdita do të ketë kushte për reshje shiu dhe bubullima.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 23, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 34 deri në 42 gradë. UV=10

Në Shkup dhe rrethinë moti i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë, do të fryjë dhe erë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 39 gradë Celsiusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat