Pritje të gjata në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Pritje të gjata në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 11:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Në pikën kufitare Tabanoc, Pelince dhe Bogorodicë për të hyrë në vend, ka frekuencë të shtuar të automjeteve, ndërsa pritja është rreth një orë. Në pikat e tjera kufitare nga pala e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi.

Ndryshe, qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të thata, ndonëse intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

Nga mbrëmja e djeshme në orën 19:00. Vendkalimi Barbaros, nga Prilepi në Makedonski Brod, është pezulluar për shkak të një aksidenti në komunikacion/AMSM.

Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore të Maqedonisë është vendosur regjim i qarkullimit veror, i cili ndalon lëvizjen e mjeteve të rënda me peshë totale mbi 15 tonë, gjatë fundjavës dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat