PTHP-Strugë: Paraburgim për 35 vjeçarin që kërkohej me fletarrest ndërkombëtar

Maqedonia

PTHP-Strugë: Paraburgim për 35 vjeçarin që kërkohej me fletarrest ndërkombëtar

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike Strugë në Gjykatën Themelore në Strugë ka dorëzuar propozimin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një shtetasi të Republikës së Shqipërisë i moshës 35 vjeçare, për të cilin prej 31 majit është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar nga Interpol Bruksel, Belgjikë.

Më 22 korrik shtetasit të huaj i është hequr liria në pikën kufitare Qaf Thanë. Autoritetet belge kërkojnë që ai të vuajë një dënim me burg prej 3 vjet e 4 muaj, sepse sipas legjislacionit belg.

Personi në fjalë ishte dënuar për krimet e falsifikimit, pastrimit të parave, tregtisë ilegale të armëve, organizimit kriminal dhe falsifikimit të dokumenteve të udhëtimit.

Prokurori publik i propozoi gjykatës caktimin e masës së paraburgimit për shtetasin e huaj duke pasur parasysh se ai është në arrati nga autoritetet shtetërore të Belgjikës dhe nëse lirohet, ai mund të bëhet sërish i padisponueshëm për të shmangur vuajtjen e dënimit me burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat