Pjesë të Vizbegut pa ujë për pije, banorët: Paguajmë faturat por ujë nuk kemi

Maqedonia

Pjesë të Vizbegut pa ujë për pije, banorët: Paguajmë faturat por ujë nuk kemi

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Mungesa e ujit ka bërë që një pjesë e banorëve të Vizbegut të kaloj në etje temperaturat ekstrem të nxehta. Ndërsa Alsat qëndroi në Vizbeg, çezmat, kopshtet dhe rrugët thuajse ishin të thara. Në oborret e shtëpisë ishin të radhitura shishet dhe bidonët të mbushur me ujë me të cilat familjarët duhet të kryejnë gjërat më elementare.

Kur kemi një orë ujë, zgjohen njerëzit dhe i mbushin kovat me ujë, kështu jetojmë. Për një person është vështirë e jo një familje, një person nuk mund t’ia dal. Ishin vitin e kaluar por asgjë nuk bën. Premtuan se do të bëhet, sa i morën votat edhe ikën”.

Mbrëmë në ora 3 ka ardh. Unë nuk po e di se kush mundet mu organizu këtë, a komuna a shteti. Jemi lajmëruar në komunë, jemi lajmëruar te ujësjellësi, jemi lajmëruar te të gjitha institucionet, nuk marrin masa aspak, ujë s’ka, 6 muaj verë ujë s’kemi”.

Pavarësisht mungesës së ujit, banorët që anketuam ishin të rregullt në shlyerjen e faturave ndaj ujësjellësit.

“Paguajmë 750 den, 1000 den, 1800 ose 2000 den. Me shumë vështirësi përballemi, natën vjen një ose dy orë. A vjen dikush ta kontrollon orën e ujit? Tash nuk vjen, te ujësjellësi i marrim faturat dhe i paguajmë në vend. Tash kemi pas dasëm, shumë vështirë, tu e prit natën mi mbush kovat”.

Mungesa e ujit më së shumti ka revoltuar fëmijët. Ata thonë se nuk arrijnë të mbushin me ujë pishinat për fëmijë për tu freskuar në temperaturat e larta.

“Për çdo ditë shkojmë aty, është një person, ka bunar edhe mbushim ujë. Në shishe e mbushim. Nuk kemi ujë, me çka të freskohemi. Nuk mundemi as ndonjë bazen me mbush me ujë se nuk ka ujë”.

Shumë keq se s’kemi ujë as me e mbush bazenin ose diçka tjetër. Çfarë bëni gjatë ditës? Asgjë, s’kemi ujë të bëjmë dush. Ndonjëherë edhe blejmë”.

Mungesa e ujit në Vizbeg është problem I kamotshëm për një pjesë të caktuar të banorëve të cilët pavarësisht premtimeve të vazhdueshme asnjëherë nuk arritën në zgjidhjen e problemit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat