Erë e fortë, bubullima, reshje shiu – priten pasdite në Maqedoni

Maqedonia

Erë e fortë, bubullima, reshje shiu – priten pasdite në Maqedoni

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Qendra për menaxhimin e krizave ka publikuar një informacion të jashtëzakonshëm nga Administrata për Çështje Hidrometeorologjike.

“Për shkak të akumulimit të energjisë së lartë në atmosferë dhe lagështirës pak të shtuar mbi zonën tonë.

Sot pasdite në pjesët veriore do të ketë kushte për stuhi lokale me reshje të dendura shiu dhe shkarkime elektrike, erë të fortë (mbi 70 km/h) dhe me breshëri”, thonë nga QMK.

E në disa pjesë të Shkupit do të ketë kushte me stuhi me erë të fortë, reshje shiu, shkarkime elektrike dhe breshër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat