Maqedoni, gjenden 3 shtetasit amerikanë që kishin humbur në malin e Galiçicës

Maqedonia

Maqedoni, gjenden 3 shtetasit amerikanë që kishin humbur në malin e Galiçicës

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 13:07
Galiçicë

MPB Maqedoni njofton se janë gjetur N.A.(33) bashkëshorti i saj L.C.(33) dhe vëllai i saj J.A.(30), të gjithë shtetas të SHBA-së, që kishin humbur në Parkun Kombëtar të Galiçicës.

Nga MPB thonë se të njëjtit janë gjetur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:30, ndërsa ishin raportuar si të zhdukur në ora 15:42.

“Në orën 17:30 janë gjetur dhe më pas janë transportuar në shtegun që të çon në fshatin Leskoec, ku janë pranuar dhe janë transportuar me automjet nga Parku Kombëtar i Galiçicës në rrugën e asfaltuar Dogana-Trpejcë.

Njëkohësisht ata janë ekzaminuar nga ekipi i Emergjencave mjekësore të Resnjës dhe është konstatuar se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas kanë shkuar në objekt akomodues në Ohër”, shtojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat