LSM dorëzon propozim në Kuvend për uljen e pagave të funksionarëve

Maqedonia

LSM dorëzon propozim në Kuvend për uljen e pagave të funksionarëve

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 19:37
LSM

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë i ka dorëzuar Kuvendit propozim për uljen e pagave të funksionarëve për 78%. Ata kërkojnë ndryshim të menjëhershëm të nenit 11 të Ligjit për paga dhe shtesa të tjera të deputetëve dhe personave të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar në shtet.

Rritja e pagave të punonjësve në sektorin publik dhe zyrtarëve të bëhet me parime të barabarta pa diskriminim në përputhje me parimet e dakorduara me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive dhe të zbatohen në mënyrë të barabartë.

Nëse qeveria konsideron se rritja e pagave prej 10% nga shtatori 2023 dhe vendosja e një metodologjie për llogaritjen e pagës bazuar në parimin e pagës mesatare bruto dhe koeficientit të kompleksitetit të punës, duke filluar nga 1 marsi 2025 për punëtorët, atëherë edhe për funksionarët duhet të zbatohet i njëjti parim.

LSM-ja thekson se në periudhën e kaluar u kanë treguar të gjithë funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar se është e palogjikshme rritja drastike e pagave të funksionarëve, sidomos në kohën kur punëtorët, qytetarët dhe pensionistët përballen me pasojat e krizës ekonomike, shëndetësore dhe ushtarake, rritjen e kostos së jetesës – inflacionin dhe rritjen e shportës minimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat