Kovaçevski – Dushek: Bashkëpunimi me Forumin Ekonomik Botëror është veçanërisht i rëndësishëm për perspektivat ekonomike të vendit

Maqedonia

Kovaçevski – Dushek: Bashkëpunimi me Forumin Ekonomik Botëror është veçanërisht i rëndësishëm për perspektivat ekonomike të vendit

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 22:50
Kryeministri Dimitar Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në New York zhvilloi një takim me drejtorin menaxhues të Forumit Ekonomik Botëror, Mirek Dushek, në të cilin u diskutua për perspektivat ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, në kontekstin e sfidave politike dhe të sigurisë të kontinentit europian, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vendit tonë me Forumin.

Siç informohet nga shërbimi për shtyp i qeverisë, përmes bashkëpunimit aktiv me mbi 800 kompani lider botërore, Forumi Ekonomik Botëror mund të kontribuojë ndjeshëm në tërheqjen e vëmendjes së investitorëve në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Kovaçevski vlerësoi se bashkëpunimi me Forumin Ekonomik Botëror është veçanërisht i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në kushtet kur vendi është i fokusuar në një proces të përshpejtuar integrues evropian, i cili pritet të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve të Maqedonisë dhe zhvillimin ekonomik.“Në rrugën drejt objektivit të integrimit europian, i cili besojmë se është i arritshëm deri në vitin 2030, vendi ynë ka nevojë për risi dhe një nxitje të konkurrencës së kompanive dhe investimeve dhe motivim të kapitalit njerëzor”, theksoi Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat