Reshjet e borës në Maqedoni, disa rrugë të ndaluara për automjetet e rënda

Maqedonia

Reshjet e borës në Maqedoni, disa rrugë të ndaluara për automjetet e rënda

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Ndërmarrja Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve magjistrale dhe rajonale njofton se qarkullimi në rrugët shtetërore është i vazhdueshëm dhe i pandërprerë në kushte dimërore në rrugë të lagështa.

“Ndalim për automjete të rënda kemi në rrugët Gostivar-Strazhë-Kërçovë, Krak Mavrovë-Mavrovë dhe Kriva Pallankë-Deve Bair. Në rrugë të caktuara rrugore që kalojnë nëpër gryka dhe prerje, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve më të vogla.

NP për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale apelon që të gjithë të ngasin me kujdes dhe të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës. Ekipet e shërbimit janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët”.

“Në ora 06:30, NP për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale njofton se hiqet ndalimi për automjete të rënda për rrugën Gostivar-Strazhë-Kërçovë. Nga NP për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve kryesore dhe rajonale në ora 08:00 njoftojnë se hiqet ndalesa për automjete të rënda për rrugën Kriva Pallankë – Deve Bair”, tha drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza Stojançe Angelov këtë mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat