Angellovska-Bezhoska: Nëse stabilizimi vazhdon, vitin e ardhshëm mund të ketë ulje të normave të interesit

Maqedonia

Angellovska-Bezhoska: Nëse stabilizimi vazhdon, vitin e ardhshëm mund të ketë ulje të normave të interesit

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 22:25
Anita Angellovska-Bezhoska

Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska theksoi se në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, Banka Qendrore Evropiane mund të zbusë politikën e saj monetare, gjegjësisht të marrë vendim për uljen e norma e interesit, e cila do të jetë një sinjal për bankat e tjera qendrore, përfshirë edhe tonat.

“Nëse tendencat aktuale në lidhje me inflacionin dhe parametrat e tjerë vazhdojnë, mund të presim ulje të normave të interesit. Kursimet në denarë kanë rritje prej 11%, kurse kursimet në valutë kanë rritje prej 3%, që tregon se qytetarët kanë shumë besim te bankat, por në të njëjtën kohë në rritjen e kursimeve totale ka ndikuar edhe rritja e normave të interesit në depozita”, tha Angellovska-Bezhoska për “TV24”.

Guvernatorja njoftoi se depozitat afatgjata janë rritur me 27%, që është një nga normat më të larta historikisht.

Ajo konfirmon se ka ende një hendek të madh mes normës së interesit për kredi dhe normës së interesit për depozitat dhe mendon se ka vend dhe duhet bërë diçka për të ndryshuar këtë situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat