Digjet një pemë afër Muzeut të Tetovës, dyshohet se u shkaktua nga mjetet piroteknike

Maqedonia

Digjet një pemë afër Muzeut të Tetovës, dyshohet se u shkaktua nga mjetet piroteknike

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Sonte ka shpërthyer zjarr në njërën nga pemët para objektit të zonës së Muzeut të Tetovës në Tetovë, i cili për pak kohë është shuar nga zjarrfikësit.

Drejtori i Muzeut, Micko Stojçevski, informoi se zjarri është shkaktuar nga fëmijët duke përdorur materiale piroteknike.

“Në pamjet e kamerave të vëzhgimit pashë që zjarri filloi pasi fëmijët që qëndronin para objektit ndezën materiale piroteknike, diçka si fishekzjarrë. Si pasojë pema ka marrë flakë, por për fat të mirë kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit dhe e kanë fikur zjarrin për rreth 15 minuta”, tha Stojçevski.

Banorët që jetojnë në afërsi të Muzeut e kanë raportuar zjarrin në SPB Tetovë, nga ku ka në terren ka dalë një ekip policor.

Zjarri ka ndodhur në periudhën kur SPB Tetovë ka realizuar fushatën parandaluese-edukative “JO fishekzjarreve, siguria në radhë të parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat