Magji kushtetuese – egzibicion politik

Maqedonia

Magji kushtetuese – egzibicion politik

Nga: Muhamed Halili Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 07:25

Në debatet e rregullta të Konventës kombëtare për BE në suazat e debateve për Kaptinën 23 Gjyqësia dhe të drejtat themelore (Fundamentet)disa herë gjykatës të njohur, intelektualë, deputete, politikanë të pofileve të ndyshme kanë diskutuar për reformat në gjyqësi

Një mendim që shpesh përsëitej në atë debate ishte se Gjykata kushtetuese, si një institucion i rëndësishëm në sistemin e gjyqësisë nuk e luan funksionin e saj në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhese duhet të gjinden moduse për reformimin e saj (Vlado Kambovski, Magarita Caca-Nikolovska etj.)

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Kacarska disa herë i këshillonte deputetët të mos e vonojnë procesin e zgjedhjes së gjykatësve sepse vihet në dyshim funksionimi i Gjykatës.

Me qëllim që t’i përgënjeshtojnë thashethemat në popull se gjykatësit kushtetues i ka zënë “gjumi dimëror” dhe se vërtet janë në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të gjykatësve (drejtave të njeriut) si dhe të drejtave të funksionarëve të lartë të emruar (siç janë gjykatësit, kryetarët e komunave, ministrat, deputetët, presidenti i shtetit, etj) më 21 mars të këtij viti i anuluan dy nene të Ligjit për rrogat dhe pagesat shtesë të funkcionarëve dhe pesonave të emruar me të cilën u mundësua ritja e rogave të tyre në lartësi prej 78%.

Përderisa klasa punëtore e Marksit dhe Engelsit (proletarë bashkohuni!) me një mllef të madh e pranoi lajmin pikëllues, funksionarët e lartë tinëz ishin shumë të kënaqur, por publikisht “nuk u pajtuan” me këtë vendim të Gjykatës dhe kërcënuan se këto rroga të rritura me vendim të Gjykatës do t’i japin si donacion për qëllime humanitare.

Unë jam i bindur se miqët e mij Pendarovski dhe Mucunski si dhe shumë të tjerë të cilët u deklaruan për një opcion të këtillë, me të vërtet ashtu mendojnë dhe veprojnë.

Sipas meje puna nuk qëndron në aspektin humanitar por në barazinë kushtetuese të qytetarëve sipas pozitës sociale, ekonomike, gjinore, përkatësisë kombëtare,fetare etj., e cila barazi në mënyrë drastike është e shkelur me këtë vendim të kushtetutës dhe me këtë u instalua sistemi i pabarazisë qytetare.

Dhe, kështu ndodhi paradoksi: proletarët në “zgjedhjet e lira dhe demokratike” i zgjedhin të zgjedhurite tyre në pushtetin gjyqësor, ligjvënës, pushtetin ekzekutiv dhe atë lokal, në mënyrë që këta pastaj në emër të tyre

votojnë dhe anulojnë ligje me të cilat i rrisin përfitimet e tyre ekonomike, rrisin pozitën e tyre shoqërore e sociale, dhe në rradhë të parrë pagat madje edhe 78% karshi rrogave të proletarëve, për të cilat, sipas profesor Risteskit, nënkryetar i sindikatave të penzionerëve, nuk duhet të rriten më shumë se 10% sepse buxheti nuk mund ta mbulojë shumën e të hollave.

Pasi e mësoi këtë lajm jo të mirë, kryeministri Kovaçevski, një politikan i ri, “me përcaktime evropiane” i cili synon Republikën e Maqedonisë ta integrojë në Evropë (kundruall politikanëve të vjetër që këtë punë “nuk e duan”) si respektues “i madh” i Kushtetutës dhe ligjeve , në “stilin evropian” deklaroi:

” Vendimi i Gjakatës kushtetuese është definitiv; ai vendim nuk mund të interpretohet dhe as që mund të sillet vendim për derogimin e vendimit të Gjykatës sepse kjo gjë paraqet vepër të dënueshme”

Kryeministri Kovaçevski atëherë premtoi se rrogat në sektorin publik do të zgjidhen në mënyrë sistematike me një lidh të ri i cili është në procedurë.

Kaloi shumë kohë që atëherë por ligji ende është në procedurë dhe nuk dihet deri ku do të jetë ashtu ngase kryeministri ditë e natë mba llojë llojë tribunash me qëllim ta bind opozitën, t’i bind qytetarët se sa mirë është që dikush të merr të rroga të mëdha evropiane, edhe pse ende nuk jemi në BE por në Ballkanin perëndimor.

Zoti e shpëtoi Maqedoninë!

Në lidhje me këtë u prononcua edhe zavendëskryeminitri famoz për sistem politik

Zoti mendoi edhe për “ne proletarët” përafërsisht kështu u shpreh ai. Ishte fati i madh i yni që gjykatësit i anuluan nenet e ligjit në fjalë. Çfarë katastrofe do të na gjente sikur gjykatësit t’i fshinin ato nene të ligjit?

Do të bëheshim rezil, do të duhej që funksionarëve tu jepnim rroga të llogaritua me interes për disa vite pas dhe miliona e miliona euro do të dilnin nga arka shtetërore se dëmshpërblim.

Edhe zavendëskryeministri për çështje ekonomike nuk e la pa koment këtë punë. Vështirësitë për sjelljen e ligjit të ri për rrogat dhe të hollat shtesë ai ia mëveshi vullnetit të një pjeseje të funksionarëve, në veçanti deputetëve të cilët e refuzojnë këtë.

Përkthyer me gjuhën e realitetit, propozim ligji nuk mund ta kallojë filtrin e Kuvendit sepse një pjesë e deputetëve nuk do ta votojnë.

Përderisa zgjedhjet po afrohen mbetet enigma se me çka do t’i motivojmë “proletarët” me rroga mizorisht të ulta të dalin në vendvotime dhe të votojnë për mjerimim e popullit dhe luksin e madh të politikanëve.?!

Dhe, derisa Makron, Sholz, Rama dhe liderë të tjerë evropian lirshëm shetisin nëpër Maqedoninë tonë të Veriut duke tentuar të na bindin dhe sqarojnë se Bullgarija shpreh mëshirë ndaj nesh dhe do ta mbajë fjalën dhe nuk do të na imponojë kushte plotësuese e ne “proletarët” duhet patjetër t’i votojmë ndryshimet kushtetuese, kusht ky për të hyrë në Evropë, të emruarit dhe të zgjedhurit tanë tashmë janë pjesë e Evropës dhe disa muaj këtej marrin rroga evropiane: 2000euro dhe më lartë përderisa ne proletarët ende jetojmë ne Ballkanin perëndimor!!!

Megjithatë ardhmëria jonë është e ndritshme qysh nga Selaniku 2003 sepse kemi “perspektivë evropiane” Deri në vitin 2030 do të kemi rroga më të larta, por jo për 78%!

Çka ishte aktivizmi gjyqësor?

Deputetët me “përcaktim evropian” (BDI qeveritare, opozita shqiptare me në krye “Lëvizjen Besa” dhe Lëvizjen për ndryshime-LRPDSH dhe LSDM) më 17 qershor 2018 e votuan Marrëveshtjen e Prespës për të hyrë në NATO dhe Evropë.

Në grafën nationality për shtetësinë ata e pranuan zgjidhjen “maqedonase/ qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vend të zgjidhjes së deriatëhershme: nationality (shtetësia)-Republika e Maqedonisë të cilën si një kompromis e dakorduam unë si koordinator i PPD-PDP si partner koalicioni dhe ministri Vlado Popovski në vitin 1992 gjatë debatit për propozim ligjin për shtetësinë.

Me qëllim që t’ju jap zgjedhësve llogari për këtë çështje të ndryshimit të përkatësisë shtetërore Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa pas votimit të Marrëveshtjes së Prespës në vitin 2018 u mor vesht me Zaev që kompromisin e bërë me shtetësinë ta zavendësoj me shtimin e një grafe të posaçme për identitein etnik në letërnjoftime.

Në lidhje me këtë Zaev deklaroi: Në pjesën e negociatave më tepër marr pjesë si kryetar i LSDM.Që gabimisht mos transmetohen mesazhet në opinion edhe njëherë përsëris se Besa është përcaktuar në mënyrë principiele, ashtu siç janë përcaktuar edhe tetë deputetët e VMRO-DPMNE dhe koalicionit, të cilët janë të parët, por joedhe të vetmit,mbrojtës të identitetit maqedonas.

Qenësorja për Besën është nëpërmjet formulimitt (shtetësia) maqedonase/ qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut” të mos lihet përshtypja se

Shqiptarët, Turqit, Serbët, Vllehët, Boshnjakët dhe Romët do të shkruhen Maqedonas. (Sakam da kazham, 10 janar 2019)

“Nuk shoh problem në atë poqese në letërnjoftimin tim qëndron se jam Maqedonas. Absolutisht nuk shoh shkak. Për fat të keq ka edhe parti të tilla parlamentare të cilat anësh i shërbejnë Zoran Zaev-it dhe përpiqen ta pengojnë këtë.Unë me të vërtet nuk shoh problem. Pse në letërnjoftimin tim mos te qëndroj përcaktimi im etnik se jam Maqedonas” deklaroi atëherë Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE, duke shtuar se dikush këtë dëshiron ta pengoj( Netpress, 13 shkurt 2021)

E paramendoj se në kontinuitet të respektimit të marrëveshjeve ndërpartiake të qeverive të koaliconit fill pasemrimit të tij ministër i drejtësisë Krenar Lloga nënshkroi Udhëzimin për zbatimin e Ligjit për evidencën e librit amë, ligj i sjellur më 1995 i cili parashihte që në librin amë të shkruhet edhe e dhëna për përkatësinë etnike të prindërve

Kësaj rradhe Gjykata kushtetuese si rrallëherë deri më tash “u zgjua nga gjumi” dhe në qershor të këtij viti e bëri publik lajmin se do të ngre procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së udhëzimit (sepse është botuar në Gazetën zyrtare pas 17 ditëve e jo pas 7 ditëve.

Pressi i portparoles së Gjykatës Kushtetuese ishte lajmi më i gëzueshëm në karierën e saj për ish ministren e drejtësisë Renata Deskoska, e cila në fejzbukun e saj me shpejtësi përgëzoi Gjykatën dhe filloi t’i jep leksione “duke u thirrur në aktet ndërkombëtare të cilat i kemi nënshkruar dhe ratifikuar , shkruan ajo,do të ishte një lajm i shkëlqyeshëm poqese si epilog i këtij veprimi Gjykata kushtetuese e anulon Udhëzimin e ri (Udhëzimi parë i sjellur më 2010, plotësuar në vitin 2015) dhe abrogon pjesën kontestuese të ligjit në fjalë.

Gjykata e dëgjoi Renata Deskoskën

E entuziazmuar nga “këshillat” e ish ministres Renata Deskoska, e cila gjatë kohës si ministre diçka të vetme të dobishme që e bëri ishte vetëpropozimi për anëtare të Komisionit të Venedikut, Gjykata (në përputhje me Rregulloren e punës) e soli vendimin e paralajmëruar i cili ka elemente identike të meditimit si Deskoska.

Pas këtij vendimi të Gjykatës me veprim retroaktiv si dhe pas disa seancave të pasukseshme për të njejtën çështje,pjesa e ligjit të vitit 1995 si dhe udhëzimi i ministrit Lloga janë abroguar në mesin e këtij muaji me këtë arsyetim: “ Gjykata ( informon porparolja Hristina Bellovska, Veçer 20.\2.2023)konsideron se përcaktimi për ndonjë komb të posaçëm është ndjenjë e brendëshme dhe private e çdo individi dhe është e drejtë e tij të vendosë athua individi do t’i takojë ndonjë kombi, është e drejtë e tij të përcaktohet ose jo për kombësinë përkatëse, por edhe të thirret në të drejtën e mospërcaktimit. Për këtë edhe është ngritur procedurë.

Personalisht, në tërësi pajtohem me arsyetimin e Gjykatëse është e drejtë peronale e individit të përcaktohet ose jo, por që dikush të përcaktohet duhet të ketë grafë për pyetje të tillë. Me fshirjen e grafës Gjykata individit ia merr të drejtën e përcaktimit etnik ose të drejtën e mospërcaktimit.

Argumentet e Deskoskës për mbrojtjen e të dhënave personale nuk mbajnë sepse kemi ligj dhe procedura për mbrojtjen të dhënave personale.

Para dy viteve gjatë regjistrimit të popullësisë qytetarët u përcaktuan ose jo për përkatësinë e tyre etnike

Përkatësia etnike është pjesë e kushtetutës së Republikës së përbërë nga populli maqedonas, pjesa e popullit shqiptar, turk...etj.

Letërnjoftimet në përdorim kanë të dhëna personale të cilat janë të ,mbrojtura me ligj dhe procedurë të posaçme. Dhe nga kjo nuk duhet bërë dramë.

Gjykuar nga votimi në Seancën gjyqësore të fundit, si dhe nga mendimet e ndara të disa gjykatësve në lidhje me këtë çështje, shtrohet pyetja me çfarë shumice Gjykata do ta sjell vendimin për këtë çështje senzitive ndëretnike dhe vendimi për këtë çështje do të jetë valid ose jo?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat