Maqedoni, nga muaji gusht nxemja qendrore me çmim më të lirë

Maqedonia

Maqedoni, nga muaji gusht nxemja qendrore me çmim më të lirë

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 10:30
Ilustrim

Nxemja qendrore nga muaji gusht do të jetë me çmim më të lirë, njoftojnë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Nga atje thonë se shfrytëzuesit e “BEG”, e cila ka mbi 47 mijë shfrytëzues në Shkup, çmimin do ta zvogëlojë për 3.88 për qind.

Ulje të ndjeshme të çmimit të nxemjes qendrore do të marrin edhe shfrytëzuesit e ELEM-Energjetikës, ku çmimi për ngrohjen do të zvogëlohet për 0,11 për qind.

Gjithashtu do të zvogëlohet edhe çmimi për shërbimet e shfrytëzuesve të kyçur në sistemin Shkup-Veri, për 1.69 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat