Spërkatje kundër mushkonjave në komunat juglindore në Maqedoni

Maqedonia

Spërkatje kundër mushkonjave në komunat juglindore në Maqedoni

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 11:10
Ilustrim

Në territoret e Gjevgjelisë, Bogdancit, Dojranit, Vallandovës dhe gjashtë komuna tjera të rajonit juglindor, nesër prej orës 5 deri 8 do të bëhet spërkatje e përbashkët me aeroplan kundër mushkonjave, njoftoi sot kryetari i Komunës së Gjevgjelisë, Ivan Frangov, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Këshillit të Komunave Juglindore.

Në Komunën e Gjevgjelisë kjo do të jetë spërkatja e dytë kundër mushkonjave, pasi më parë në fillim të qershorit është bërë për herë të parë gjatë këtij viti.

Shërbimet kompetente komunale bënë apel tek bletarët që të ndërmarrin masa për mbrojtje të bletëve disa orë para dhe pas mbarimit të aksionit për spërkatje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat