Pas takimit me Thaçin, Kasami do të takohet edhe me Selën

Maqedonia

Pas takimit me Thaçin, Kasami do të takohet edhe me Selën

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 00:11
Sela dhe Kasami

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe ai i PDSH-së, Menduh Thaçi kanë zhvilluar një takim mbrëmjen e kaluar ku kanë biseduar rreth interesave dhe problemeve të shqiptarëve në Maqedoni. Tetova News nga burimet e saj mëson se gjatë javës së ardhshme do të ketë edhe një takim tjetër liderësh, kësaj radhe kryetari i Lëvizjes Besa do të ketë një takim me Ziadin Selën, kryetar i Lëvizjes për Reforma në PDSH. Tetova News mëson se të dy liderët kanë rënë dakord parimisht për këtë takim.

Duke komentuar takimin e mbrëshëm, shkrimtari dhe publicisti, Bujar Plloshtani ka deklaruar  se “ky takim i mbrëmshëm mes Thaçit dhe Kasamit, në cilësinë e liderëve të opozitës ndoshta ka pasur për synim koordinimin mes veti për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetorin e këtij viti.”.

Po takimi Kasami- Sela a ka pikësynimin për bashkëveprim në zgjedhjet e ardhshme lokale apo për diçka tjetër.

Diçka po zihet në skenën politike shqiptare në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat