Ministria e Bujqësisë këtë javë do të paguajë subvencionet për pemëtarët në Maqedoni

Maqedonia

Ministria e Bujqësisë këtë javë do të paguajë subvencionet për pemëtarët në Maqedoni

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 10:12
Ilustrim

Këtë javë pritet të fillojë pagesa e subvencioneve me vlerë prej 28 milionë denarëve, të parapara për 544 pemëtarë.

Siç njoftojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave (MBPU), gjatë kësaj jave do të fillojë pagesa për ndihmë të vreshtarët, si dhe për dëmet e shkaktuara nga moti i ligë në Komunën e Gazi Babës, njofton AIM.

Sipas MBPU, duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ndodhen pemëtarët në rajonin e Prespës, po bëhen hapa që t’ju dilet në ndihmë bujqive dhe kërkesave të tyre.

Ndësa në lidhje me dëmet e shkaktuara nga ngricat pranverore në rajonin e Prespës, Ministria informon se ka përgatitur informacione të cilat do të rishikohen në njërën nga seancat qeveritare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat