Ribalanci i Buxhetit prej sot para Kuvendit

Maqedonia

Ribalanci i Buxhetit prej sot para Kuvendit

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 08:52
Kuvendi i Maqedonisë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të fillojë debati për propozim ribalancin e plotësuar të Buxhetit, që Qeveria e miratoi në mbledhje të së premtes dhe ia parashtroi Kuvendit.

Me Propozimin e plotësuar për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017 caktohen plotësisht 25 milionë denarë sipas zërave të caktuar dhe ridedikohen mjetet financiare në pajtim me nevojat e shfrytëzuesve buxhetor.

Shpenzimet e përgjithshme me ribalancin e Buxhetit janë projektuar në 203.312.000 denarë, të ardhurat në 184.745.000 denarë, ndërsa deficiti 18.567.000 denarë.

Qëllimi i ribalancit të Buxhetit është të ulen shpenzimet joproduktive dhe të sigurohet hapësirë për realizimin e politikave të Qeverisë së re.

Sipas propozuesit, shkurtohet nga zërat për udhëtime zyrtare, reklamimi, udhëtimet zyra=tare dhe prezantimet ekonomike, me çka sigurohet hapësirë për buxhetim të masave të reja për mbështetje të qytetarëve dhe ndërmarrjeve siç janë rroga minimale, zgjidhje për falimentuesit, mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe bujqit, heqje e taksës radiodifuzive dhe të ngjashme.

“Revidimi i projeksioneve inicialisht të planifikuara tek ana e të ardhurave të Buxhetit të RM-së është rezultat i uljes së të ardhurave të buxhetit themelor në pajtim me realizimin në gjashtë muajt paraprak dhe pritjet deri në fund të vitit”, tha ministri i Financave Dragan Tevdovski në arsyetimin për ribalancin e propozuar në Komisionin amë për financim dhe buxhet.

Zëri për mallra dhe shërbime është ulur për 2 miliardë denarë në raport me projeksionin iniciator. Shpenzimet për rrugë janë ulur për 122 milionë denarë, ndërsa shpenzimet e tjera rrjedhëse për 258 milionë denarë. Shërbimet e kontraktuara janë ulur për 932 milionë denarë, nëse shihen pa shërbimet shëndetësore përmes Fondit për shëndetësi.

Me ribalancin shpenzimet kapitale revidohen në 23,4 miliardë denarë, për shkak të nivelit të ulët të realizimit në gjashtë muajt e parë të këtij viti (8,7 miliardë denarë). është bërë ulje e mjeteve tek projektet kapitale të cilat kanë dinamikë të ngadalësuar të realizimit të aktiviteteve në gjysmën e parë të vitit. Por megjithatë, niveli i planifikuar i shpenzimeve kapitale me ribalancin, konsideron ministri, është me rëndësi, nëse krahasohet me realizimin në katër vitet e fundit, që asnjëherë nuk ka tejkaluar 19 miliardë denarë.

Me ribalancin mjete shtesë janë paraparë prej 1,2 miliarëd denarëve në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor për shkak të pagesës së papenguar të pensioneve dhe shpenzimeve transitore për shtyllën e dytë pensionale, 200 milionë për pagesë me kohë të të gjitha të drejtave të garantuara sociale të popullatës dhe 600 milionë denarë për Fondin për sigurim shëndetësor për prëforcim dhe përmirësim të shërbimeve shëndetësore të qytetarëve.

Ribalanci siguron edhe mjete për masat dhe aktivitetet e reja të Qeverisë të cilat janë nëd rejtim të mbështetjes së drejtpërdrejtë të punëtorëve dhe qytetarëve për përmirësim të standardit të tyre jetësor, si dhe për mbështetje të ndërmarrjeve vendore.

Për masat aktive politike si mbështetje të punësimit, me ribalancin e buxhetit janë planifikuar plotësisht 112 milionë denarë, me çka për këtë masë janë projektuar 667 milionë denarë. Realizimi i politikave dhe masave aktive si mbështetje të punësimit në vitet paraprake mesatarisht është gjysma e shumës së tanishme të projektuar.

“Me ribalancin janë siguruar mjete për rritjen e pagës minimale për zgjidhjen e statusit të punëtorëve të falimentuar prej periudhës së privatizimit , për heqjen e taksës radiodifuzive dhe shumë projekte tjera të cilat kanë rëndësi thelbësore për qytetarët. Janë alokuar 1,2 miliardë denarë shtesë në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor, për 600 milionë është rritur Fondi i Sigurimit Shëndetësor. Rreth mbështetjes së ekonomisë vendore, krahas subvencioneve për pagën minimale, këtu janë edhe 135 milionë denarë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe grinfild investimet vendore, si dhe 60 milionë denarë për turizmin vendor”, theksojnë nga Ministria e Financave.

Është paraparë edhe subvencionim i Radio Televizionit të Maqedonisë me heqjen e taksës radiodiguzive dhe lirimin e qytetarëve nga kjo e dhënë publike  dhe mbështetje për IPA projektet në vlerë prej 500 milionë denarë për pjesëmarrje buxhetore dhe tërheqjen e donacioneve me qëllim që të sigurohet intensifikim i aktiviteteve të mbështetura nga BE-ja  në periudhën e parainkuadrimit, si dhe shfrytëzim më i madh i fondeve evropiane.

Rritja ekonomike me ribalancin është rishikuar në 2,2 për qind, ndërsa deficiti buxhetor në 2,9 për qind nga BPV apo 18,57 miliardë denarë.

Në ribalancin e Kuvendit u parashtruan mbi 800 amendamente, prej tyre në Komisioni debatues për financim dhe buxhet u shqyrtuan 62 amendamente dhe asnjë nuk u pranua. Nga Ministria e Financave theksojnë se për secilin prej tyre është dhënë sqarim pse nuk pranohet.

“Duam t’i falënderojmë deputetët për punën e lodhshme dhe komentet lidhur me secilin prej amendamenteve, Si dhe për kritikat dhe vërejtjet të cilat gjithsesi do të merren parasysh në krijimin e buxhetit për vitin 2018, si buxheti i parë i Qeverisë së re”, theksojnë nga Ministria e Financave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat