Ministri britanez Duncan përshëndet marrëveshjen Maqedoni-Bullgari

Maqedonia

Ministri britanez Duncan përshëndet marrëveshjen Maqedoni-Bullgari

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 19:22
Ministri britanez për Evropën, Alan Duncan

Ministri britanez për Evropën, Alan Duncan përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

‘Gjatë vizitave të mia në Bullgari dhe Maqedoni kam vërejtur vullnet dhe përkushtim të fuqishëm për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Përshëndes nënshkrimin e kësaj marrëveshje ndërmjet dy sheteteve fqinje si hap konkret në drejtimin e duhur, duke përkujtuar se marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë janë kyçe për stabilitetin rajonal’, thuhet në deklaratën e ministrit Duncan.

Mbretëria e Bashkuar, shpreh përkrahjen e saj të plotë ndaj Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë në implementimin e reformave të domosdoshme për ripërtrirje dhe përmirësim të marrëdhënieve ndërfqinjësore, si element i rëndësishën në proceset e integrimit të shtetit në strukturat Euro-atlantike, përfundon Duncan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat