CIVIL përshëndet reagimin e shpejtë të MPB-së

Maqedonia

CIVIL përshëndet reagimin e shpejtë të MPB-së

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 20:37
CIVIL

CIVIL-Qendra për Liri, përshëndet pastrimin e shpejtë të rastit në të cilin 4 policë në mënyrë të egër i tejkaluan autorizimet e tyre ligjore në protestat e ditës së shtunë. Në këto protesta, një grup aktivistësh të partisë ‘E Majta’ dhe gazetari i CIVIL në mënyrë të padrejtë u vunë nën pranga, dhe ndaj disa prej tyre u përdor edhe forcë.

‘CIVIL rikujton se aktivisti dhe gazetari i tyre Vullnet Mahmuti u vu nën pranga, edhe atë u mbajt për një kohë më të gjatë se të tjerit edhe pse nuk ishte pjesë e grupit protestues, por vetëm ishte duke kryer punën si gazetar.

Ai arriti të incizojë një material të shkurtër video që shërbeu si dëshmi për procesin e shpejtë që kreu MPB-ja brenda 48 orëve’, thuhet në deklaratën e CIVIL.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat