Ambasadori amerikan Bejli përkrah anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Ambasadori amerikan Bejli përkrah anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 21:30
Zoran Zaev dhe Xhes Bejli

Kryeministri Zoran Zaev sot ka realizuar takim pune me ambasadorin amerikan në vend, Xhes Bejli.

Në takim me ambasadorin Bejli janë afirmuar edhe mesazhet nga takimi bilateral mes kryeministrit Zaev dhe nënpresidentit amerikan Penc se Maqedonia mund të presë mbështetjen amerikane për anëtarësim në NATO.

Zaev dhe Bejli kanë diskutuar edhe për marrëveshjen për bashkëpunim dhe fqinjësi të nënshkruar me Bullgarinë dhe kanë vlerësuar se ky është një hap për përparim të bashkëpunim me vendet e rajonit për një integrim sa më të shpejtë në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat