Izet Mexhiti ‘dasëm të madhe’ në Sheshin Skënderbej.

Maqedonia

Izet Mexhiti ‘dasëm të madhe’ në Sheshin Skënderbej.

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 16:29
Sheshi

Nga data 25 gusht, SHESHI SKENDERBEJ do të jetë epiqendra e një numri të madh aktivitetesh të larmishme kulturore dhe artistike për të gjitha gjeneratat.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti në profilin e tij në facebook.

Shkrimi i plotë në facebook:

“Me një program të pasur kulturor gjatë periudhës në vijim do të shënojmë përfundimin e projektit më të madh urbanistik në Komunën e Çairit – Sheshi Skënderbej.

Në vijim ju paraqesim programin e përbashkët me Qendrën Kulturore Informative-QIK Shkup dhe Galerinë Kombëtare të Maqedonisë.

Ju ftoj të gjithëve të jeni pjesë e këtyre ngjarjeve, duke përjetuar kulturën dhe artin e të gjitha trevave shqiptare.

Ju faleminderit për përkrahjen gjatë realizimit të këtij projekti shumë të rëndësishëm për vendin tonë”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat