Zbulohen plantacione të duhanit të ndaluar “Virginia”

Maqedonia

Zbulohen plantacione të duhanit të ndaluar “Virginia”

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 12:16
Ilustrim

SPB-Manastir dhe Inspektorati shtetëror për bujqësi në koordinim me Ministrinë për bujqësi, pylltari dhe ujëra gjatë ditës së premte dhe të shtunë, në fshatin Mogilla sërish zbuluan mbjellje dhe vende përpunimi të duhanit të llojit “Virginia” të cilët nuk janë të paraqitur dhe nuk kanë kontratë me blerësit e regjistruar, ndërsa sipas Ligjit për duhan është e ndaluar të prodhohet.

Policia ka kryer kontroll te pesë persona fizik dhe te një person juridik në fshatin Mogilla dhe ka gjetur dhe ka konfiskuar gjithsej 24.826 kg duhan të tipit “Virginia” dhe gjatë aksionit të njejtë janë zbuluar gjashtë fusha me mbjellje të duhanit “Virginia”.

Inspektorati shtetëror për bujqësi ka dorëzuar pesë urdhërpagesa me vlerë 1.000 euro për pesë persona fizik dhe një urdhërpagesë me vlerë 20.000 euro për një person juridik ose gjithsej gjashtë urdhërpagesa me vlerë të përgjithshme 25.000 euro. Inspektorati për bujqësi poashtu ka dhënë edhe tre urdhëra për shkatërrim të fushave të mbjellura me duhan “Virginia”.

Në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror për bujqësi, SPB-Manastir paralajmëron se do tv vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për zbulimin e rasteve të reja me llojin e duhanit “Virginia”, në pajtim me Ligjin për duhan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat