Zaev – Rivlin: Maqedonia dhe Izraeli nuk kanë çështje të hapura, miqësia është e sinqertë

Maqedonia

Zaev – Rivlin: Maqedonia dhe Izraeli nuk kanë çështje të hapura, miqësia është e sinqertë

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 14:47
Zaev – Rivlin

Ekziston një miqësi e vërtetë mes dy vendeve, por edhe midis qytetarëve të të dyja vendeve. Republika e Maqedonisë dhe Republika e Izraelit nuk kanë çështje të hapura prandaj ka mundësi për intensifikimin e bashkëpunimit. Kjo u theksua në takimin midis kryeministrit Zoran Zaev dhe presidentit të Izraelit Rueven Rivlin.

Presidenti izraelit Rivlin përshëndeti ndryshimet demokratike në Maqedoni dhe reformat e qeverisë së re, të cilat hapin mundësi për marrëdhënie midis dy vendeve.

Zaev nga ana tjetër theksoi se përvojat e Izraelit në planin e sigurisë dhe të ekonomisë janë të çmuara dhe do të merren parasysh nga qeveria e re në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat