Participimi dekorativ i BDI-së në Qeveri

Maqedonia

Participimi dekorativ i BDI-së në Qeveri

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 11:45
BDI

Ish kandidati për deputet nga koalicioni "Rilindje me Besë" Vigjilent Leka në rrjetin social "Facebook" ka kritikuar ashpër heshtjen e BDI-së si pjesë e Qeverisë së Zaevit.

"U bënë 3 muaj të plotë që kur u krijua Qeveria e re e Maqedonisë. BDI pa vullnetin dhe dëshirën e saj, u bë pjesë e kësaj Qeverie. E gjithë kjo periudhë ka kaluar pa asnjë aktivitet të saj si parti në pushtet, asnjë propozim e asnjë realizim të premtimeve që i bëri në fushatë, si zakonisht stratosferike", thuhet në reagimin e Lekës.

"Dikush mund të thotë se BDI realizoi zyrtarizimin/avansimin e gjuhës shqipe! Ishte pikërisht kjo BDI që në 15 vite pushtet nuk e bëri të njejtën. Duheshte një premtim elektoral i Zaevit i cili e dha ndaj shqiptarëve dhe tani e realizoi, dhe mund të konstatojmë se i shpërbleu shqiptarët që i dhanë votën. Të gjitha ndryshimet ligjore që do votohen tani në Kuvend, si rritja e pagës minimale, rritja e pensioneve, heqja e taksës radiodifuzive, anulimi i testimin ekstern, ulja e shërbimeve të kadastrës e shumë tjera, gjatë aprovimit të tyre vite më parë e që ishin të dëmshme për qytetarët padyshim që kanë vulën e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Ndërsa sot paraqitet në rolin e shpëtimtarit duke i larguar me votë ato ligje që vet i miratoi, ku qëndron logjika këtu?"

Një gjë ta kemi të qartë, ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe e solli Zaevi e jo BDI. Unë do të isha i lumtur nëse BDI nuk voton kundër këtij ligji kur të sillet në Kuvend për tu miratuar.

Për fund, më vjen keq që opozita (LR-PDSH pozitë) nuk arritën marrëveshje për koalicionim paraprak për zgjedhjet lokale, ku do t’i jepnin atë që meriton BDI-së. Pazari do të ishtë shumë i lehtë po të ekzistonte vullneti, zgjedhjet parlamentare ishin indeks për ndarjen e kulaçit”, – shkruan Vigjilent Leka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat