Trajçevski: Financimi nga buxheti, do ta rrënojë pavarësinë e ASHMAA-së

Maqedonia

Trajçevski: Financimi nga buxheti, do ta rrënojë pavarësinë e ASHMAA-së

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 16:46
Zoran Trajçeski, drejtori i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale (ASHMAA)

Zoran Trajçeski, drejtori i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale (ASHMAA) thekson se me largimin e taksës radiodifuzive dhe financimin e Agjencisë nga buxheti i shtetit, do të prishet pavarësia e këtij institucioni.

Ai shtoi se ky është vetëm një akt populist, për përmbushjen e premtimeve parazgjedhore.

“Largimi i taksës radiodifuzive dhe financimi nga buxheti, do të thotë prishje totale e pavarësisë së institucionit dhe vendosje nën qeverinë. Nëse ka ekzistuar praktikë e tillë, do të pranohej edhe nga vendet tjera evropiane. Ky është akt populist për përmbushjen e premtimeve parazgjedhore”, tha Trajçevski.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me ligjin e ri për mediat, ai tha se mendimi i tij personal është se bëhet fjalë për tekst i cili është në kundërshtim me direktivat evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat