“Çdo funksionar i Qeverisë krahas përgjegjësisë politike, ka edhe përgjegjësi morale dhe etike”

Maqedonia

“Çdo funksionar i Qeverisë krahas përgjegjësisë politike, ka edhe përgjegjësi morale dhe etike”

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 20:44
Zoran Zaev

Në pyetjen e gazetarëve për shpalljen e kandidaturës së Ministrit për shëndetësi, Arben Taravari për kryetar të komunës së Gostivarit, krymeninistri Zoran Zaev u shpreh se ai si kryeministër, e respekton vullnetin politik të partive, të partnerëve të koalicionit që janë pjesë e Qeverisë dhe përcaktimet dhe zgjidhjet me të cilat ata do të dalin si ofertë për qytetarët e vendit.

“Njëkohësisht e ndaj me ju edhe qëndrimin tim se çdo funksionar i zgjedhur ose i emëruar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë krahas përgjegjësisë politike ka edhe përgjegjësi morale dhe etike para qytetarëve të vendit tonë për punën që kryen”, vazhdoi Zaev.

Ai rikujtoi se mund të ndodh që edhe ministra ose zv.ministra tjerë të kandidohen për kryetarë komunash, por theksoi se ju garanton qytetarëve të Maqedonisë se të gjithë ministritë dhe institucione tjera të qeverisë do të punojnë me kapacitet të plotë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve lokale, duke shtuar se është i kënaqur me punën e deritanishme të Ministrit të shëndetësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat