Qeveria miratoi planin operativ të MPPS-së për punësime

Maqedonia

Qeveria miratoi planin operativ të MPPS-së për punësime

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 13:45
MPPS

Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), Qeveria e miratoi planin operativ për programe dhe masa aktive për punësime dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2017, me plotësim i cili përcakton se shfrytëzuesit e këtyre masave mund të jenë ata persona juridik dhe fizik të cilët nuk kanë shfrytëzuar masa të tjera qeveritare për punësim.

Plani operativ parashikon numër të madh të volitshmërive për punësimin e grupeve të ndryshme të synuara nga të papunët, si dhe programe për vetëpunësim, programe për start-all biznese për të rinj dhe program për vetëpunësim të personave me invaliditet.

Në iniciativë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria gjithashtu e miratoi masën për strehim të përkohshëm të 33 familjeve nga kombësia rome dhe e obligoi Ministrinë të vazhdojë të kërkojë mundësi për strehim të përhershëm të këtyre personave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat