Edhe në Manastir, partitë shqiptare me listë të përbashkët për zgjedhjet lokale

Maqedonia

Edhe në Manastir, partitë shqiptare me listë të përbashkët për zgjedhjet lokale

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 10:47
BDI, Aleanca dhe Lëvizja Besa janë bashkuar

Njejtë si në Butel, edhe në Manastir partitë shqiptare kanë gjetur gjuhë të përbashkët për të bërë një listë të përbashkët për këshillin komunal.

BDI, Aleanca dhe Lëvizja Besa janë bashkuar për të zgjedhur një njerëzit e njejtë që t’i fusin në një listë të përbashkët dhe me këtë të synojnë të kenë më shumë vota në këshillin komunal.

Kryetarët e degëve të BDI-së, Aleancës dhe Lëvizjes Besa apelojnë që të gjithë komunat ku shqiptarët janë pakicë, që të gjejnë gjuhë të përbashkët për të bërë lista të përbashkëta që mos shpërndahet vota shqiptare. Zëri i partive shqiptare duhet të jetë për kërkesa të njejta ndërsa forca duhet të jetë e përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat