Kuvendi do të ndryshojë Kodin Zgjedhor me qëllim që para cikleve zgjedhore përbërja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të reflektojë në përputhje me përbërjen e Kuvendit.
Me nismëm e deputetëve të Lëvizjes BESA, të mbështetur edhe nga LSDM, BDI dhe VMRO-DPMNE, Kuvendi kaloi në lexim të parë propozim ndryshimet e Kodit Zgjedhor.
Në prezantimin e ndryshimeve të propozuara deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, tha se ndryshimet parashikojnë që në prag të cikleve zgjedhore, përbërja e KSHZ-së të jetë në përputhje me përfaqësimin e partive politike në Kuvend.
Me këto ndryshime, Lëvizja BESA merr anëtarin e saj në KSHZ, pasi që është partia e dytë shqiptate e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit.