Zgjedhjet, votojnë të sëmurët e të burgosurit

Maqedonia

Zgjedhjet, votojnë të sëmurët e të burgosurit

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 16:55
Ilustrim

Një ditë para zhvillimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në vend, votuan personat e sëmurë, të burogosurit dhe të zhvendosurit.

Në objektet shkollore ku do të jenë të vendosura pikat e votimit, që prej orës 10 të ditës së sotme u shpërnda materiali zgjedhor duke bërë edhe përgatitjet e fundit për ditën e nesërme.

Ne kemi filluar prej në ora 10 duke i shpërndar materialet në 86 vendvotime në komunën e Çairit. Për të sëmurët kishim numrin 28, tash janë paraqitur edhe 30 të tjerë, gjithësej 58 persona që do të votojnë. Gjithcka është në rregull nuk ka asnjë problem- tha Xhemil Idrizi, kryetar i Komisionit Komunal Çair.

Nga KSHZ-ja kanë njoftuar se sot të drejtën e votës e kanë gjithësej 939 votues në burgje dhe 1.435 të sëmurë. Ekipi i Alsat-M shoqëroi përfaqësuesit e KSHZ-së të cilët mundësuan realizimin e procesit zgjedhor për perosna të sëmurë që i takonin vendvotimit 28-92 në Çair. Më të hedhur votën e tyre, banorët e Çairit kërkuan zgjedhje të rregullta.

Uroj të kalojnë zgjedhjet me fat dhe në rregull. Duhet të bëhet mirë për të gjithë.

Nga këto zgjedhje pres të zgjidhet njeriu i cili do të jetë i dobishëm për të gjithë qytetarët, pa dallim feje. Të bëhen rrugë, parqe, çerdhe, shkolla dhe kënde lojërash- thonë qytetarët.

Ndërsa në burgun e Idrizovës, në listën e votimit ishin të shënuar 524 votues për 26 komuna në rrethin e dytë.

Të drejtën sot për të votuar e kanë 524 të burgosur. Deri në këto momente kanë votuar 30 % e tyre për 26 komuna në rrethin e dytë. Në rrethin e parë kishim të paraqitur 955 të burgosur- tha Sonja Stojanovska.

Siç edhe kanë njoftuar nga KSHZ-ja, të drejtë vote në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë 833.716 votues, në 1.517 vendvotime, në 35 komuna. Gjithashtu nga ky institucion bëjnë të ditur se për rrethin e dytë të zgjedhjeve janë akredituar gjithësej 5.101 vëzhgues vendas, 473 të huaj dhe 20 gazetarë të huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat