Trotuaret e bllokuara nga makinat, "të gjesh vendparkim, njësoj si të fitosh loto"

Maqedonia

Trotuaret e bllokuara nga makinat, "të gjesh vendparkim, njësoj si të fitosh loto"

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 18:36
Zoran Millosheviç

Zorani po sillet vërdallë rrugëve të qytetit pasi nuk po gjen vend për të parkuar makinën e tij. Ai ankohet për mungesën e parkingjeve në qytetin e Shkupit.

“Ndodh rregullisht që të kërkohet parking dhe nuk dihet se sa kohë të duhet për të gjetur parking. Ndoshta tek këto vend parkingjet me pagesë mund edhe të gjendet ndonjë vend i lirë megjithatë të gjendet vend për parking është sikur fiton në lojëra të fatit, mund të gjeni për disa minuta por mund ehe  të silleni dhe të mos gjeni fare në fund”, tha Zoran Millosheviç.

Jo vetëm për Zoranin, mungesa e parkingjeve po bënë problem për shumë ngasës të makinave të cilët po detyrohen të parkohen nëpër trotuare. E në këtë mënyrë po pengohet qarkullimi i këmbësorëve dhe biçikletave.

“Nuk duhet parkuar  veturat ku kalojnë këmbësorët, ajo duhet të dënohet rëndë, pra duhet të dënohen njerëzit që parkojnë veturat aty ku ecin njerëzit. Kjo me ligj duhet të ketë dënim të madh. Unë jam për atë se kush parkon  veturën ku ka qytetar duhet të dënohet patjetër dhe pastaj të kulturohet edhe ai, ta dijë ku e ka vendin dhe të parkohet aty”, tha një qytetar.

Qytetarët thonë se ndihen të pasigurt më së shumti për fëmijët e tyre të cilët duhet të ecin rrugës pasiqë trotuaret janë zakonisht të bllokuar.

“Gjithmonë pengojnë trotuaret se janë krejt të mbyllura, fëmijët nuk mund vet të shkojnë në shkollë. Veturat i lejnë në trotuar kurse njerëzit dalin në rrugë, me i shkel pastaj thonë fajtor është njeriu që ka dal. Unë i kam dy fëmijë, nuk dinë ku të shkelin prej veturave, drejt në rrugë dalin. Ai fëmijë është nuk di, edhe ne të rriturit kemi frikë me dal po fëmija që ka 4-5 vjet”, u shpreh Adnan islami, qytetar.

“Jo vetëm mua por edhe shumë të tjerëve ju pengojnë. Këtu është për të kaluar këmbësorët, duhet të ketë vend për tu parkuar  sepse me të vërtetë pengojnë. Janë parkuar njëri afër tjetrit dhe kjo nuk është diçka që na ka hije aspak. Thënë shkurtë nuk bën kështu”, tha Stojan Nikolovski.

Nga Ministria e brendshme thonë se të gjitha rastet e tilla do verifikohen dhe do shqiptohen dënimet e duhura.

“Vetëm gjatë muajit shtator nga ana e policisë të trafikut rrugor nga Spb-Shkup janë shqiptuar 1044 urdhërpagesa për shkelje komunikacioni për parkimin e veturës në trotuare, akt i dënueshëm me nenin 66 paragrafi 1 nga ligji për siguri të komunikacionit rrugor. Gjoba është 150 euro ose 35 poenë negativ”, nga MPB.

Në ligjin për komunikacion thuhet se vozitësi nuk ka të drejtë ta parkoj makinën në vende ku pengon sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, ose do të përbëj pengesë për progres normal të komunikacionit apo lëvizjen e këmbësorëve dhe çiklistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat