Avokati i Popullit: Të paraqiten parregullsitë

Maqedonia

Avokati i Popullit: Të paraqiten parregullsitë

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 10:08
Zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup

Zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip sot, në ditën e mbajtjes së rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale 2017, do të jenë të hapura për qytetarët prej orës 07:00 deri më orën 19:00, me qëllim që t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Përveç se personalisht nëpër zyra, qytetarët parregullsitë zgjedhore do të mund t’i paraqesin edhe në numrat e telefonit të cilët do të mund t’i gjejnë në ueb faqen e këtij institucioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat