Angelovski: Procesi i votimit pa probleme serioze

Maqedonia

Angelovski: Procesi i votimit pa probleme serioze

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 16:02
Zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski

Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, njoftuan se nuk janë regjistruar parregullsi të mëdha dhe prishje të rendit publik gjatë procesit të votimit sot në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski tha se janë paraqitur tre raste të fotografimit të fletës së votimit. Nga MPB apelojnë që qytetarët të mos i fotografojnë fletët e votimit pasi që kjo nënkupton shkelje ligjore.

Në Shuto Orizare është regjistruar prishje e rendit publik, një person paraqiti se një grup personash e kanë sulmuar atë në rrugën “Metohiska”. Lidhur me këtë rast policia po merr masat e nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat