"DIL VOTO": Blerje masive të votave disa komuna, indikacioni edhe për një "trenin bullgar" në Shtip

Maqedonia

"DIL VOTO": Blerje masive të votave disa komuna, indikacioni edhe për një "trenin bullgar" në Shtip

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 17:09
Ilijan Cvetkovski

"DIL VOTO" në konferencën për shtyp njofton se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale ka pasur shumë parregullsi të vërejtura nga vëzhguesit e tyre në disa vendvotime në Maqedoni.

"Kemi marrë informacione për blerje masive të votave përpara vendvotimeve në disa komuna", ka thënë Ilijan Cvetkovski.

Sipas "DIL VOTO", është vërejtur një prani në rritje e policëve të uniformuar dhe të painformuar në disa komuna.

"Gjithashtu, është vërejtur edhe votimi në grup dhe parregullsi me një fletëvotim në Shtip, në vendvotimin 2281, ku ka indikacione për të ashtuquajturën Tren bullgar ", ka njoftuar Ilijan Cvetkovski nga Koalicioni.

Sipas tij, aktivistë partiak kanë legjitimuar votuesit në Makedonska Kamenica.

"Në Kavadar, është raportuar edhe për një zënkë fizike midis aktivistëve të partive", ka thënë Cvetkovski.

Ai u bëri thirrje autoriteteve kompetente të veprojnë në përputhje me detyrat e tyre për të mbajtur zgjedhjet në një atmosferë të drejtë dhe demokratike.

Më parë, Cvetkovski informoi për parregullsitë zgjedhore të vërejtura deri në orën 10:00.

Shpërndarje të fletushkave janë vërejtur në komunën e Gazi Babës, Kisella Vodës dhe Shtipit. Në komunën e Cesinovos-Oblesevës është raportuar për thirrje të personave në bisedë informative. Është evidentuar edhe votim familjar në komunën e Sarajit si dhe prani të madhe të forcave të policisë nëpër disa komuna në territorin e Republikës së Maqedonisë", ka thënë Cvetkovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat